Babai i 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u vra pranë shkollës “Fan Noli”, ka përsëritur sërish thirrjen e tij për drejtësi për ngjarjen e rëndë që i mori jetën të birit.

Në një lidhje skype ne emisionin “Me Zemër të Hapur”, Ëngjëll Cani, ka treguar se djali i tyre i vogël, Henri, nuk është ende në dijeni se i vëllai ka ndërruar jetë.

“Jemi në një gjendje të rënduar psikologjike. Nusja është mbyllur në vetvete dhe kemi nevojë për ndihmën e një psikologu. Vëllai të Martini, Henri, akoma nuk është në dijeni të ngjarjes sepse gjendja e tij shëndetësore mund të përkeqësohet“, tha ai.

Po ashtu, ai ka treguar se Luisi, shoku i ngushtë i Martinit, i cili mbeti i plagosur rëndë, është në gjendje të trembur edhe pas disa muajsh nga ngjarja.

“Luisi ka disa kohë që është kthyer nga Italia. Te FSHF bën terapi, në shollë nuk e di nëse ka shkuar, mbetet i trembur. Në varrim ka qenë gjysma e Tiranës, mësuesja apo drejtohesha nuk kanë ardhur”, tha ai.

Ndër të tjera, Ëngjëll Cani, tha se ata do të protestojnë çdo datë 18, duke theksuar më tej se kauza e tyre nuk është politike.

“Nuk është çështje politike kjo, se kemi me politikën, ne e kemi se pse nuk u parandalua. S’kemi lidhje ne as majtas as djathtas. Martini ishte 14-vjeç, as nuk votonte. Çdo datë 18 do bëjmë protestë. Ne kërkojmë drejtësi”, tha ai, duke shtuar se nuk ka pasur kontakte pas ngjarjes me mësuesen kujdestare të Martinit dhe as me drejtoreshën e shkollës apo ministren.

Babai i Martin Canit: “Jemi në një gjendje të rënduar psikologjike. Nusja është mbyllur në vetvete dhe kemi nevojë për ndihmën e një psikologu. Vëllai të Martini, Henri, akoma nuk është në dijeni të ngjarjes sepse gjendja e tij shëndetësore mund të përkeqësohet.

Është më tragjike akoma situata me djalin e vogël. Henri merr fotografitë e Martinit, por nuk e di ende që vëllai i ka ndërruar jetë. Nëse do t’i tregojmë të vërtetën kemi frikë se do të kthehet pas progresi i djalit, dhe kjo na vret shumë. Ne mesazhin tonë e kemi dhënë, kërkojmë drejti dhe të funksionojnë institucionet, nga dera e shkollës, ndihma e parë që i është dhënë… xhiro nëpër Tiranë. Mund të shkonin në spitalin më të afërt, jo të Trauma. Mund të ishte dhënë në QSUT”.

A keni folur me mësuesen apo drejtoreshën?

Babai i Martin Canit: “Ne na kanë bllokuar të gjithë. Ato ndodhen në faj, është një neglizhencë e madhe. Luizi ka disa kohë që është kthyer nga Italia. Te FSHF bën terapi, në shollë nuk e di nëse ka shkuar, mbetet i trembur. Në varrim ka qenë gjysma e Tiranës, mësuesja apo drejtohesha nuk kanë ardhur.

Nuk është çështje politike kjo, se kemi me politikën, ne e kemi se pse nuk u parandalua. S’kemi lidhje ne as majtas as djathtas. Martini ishte 14-vjeç, as nuk votonte. Çdo datë 18 do bëjmë protestë. Ne kërkojmë drejtësi! Vetëm njëherë kemi qenë në Prokuroria, heshtja flet shumë. Çështja me të mitur zbardhet më shpejt se të tjerat. Luizi ka ngrën 6 thika. Edhe film po tu luante, do kishte skenar…

Asnjë nuk ka ardhur, zero, as mësuesja, as drejtoresha, as ministrja. Unë personalisht nuk kam pasur asnjë lloj kontakto me Ministren. Zoti është i madh, këtë dhimbej që kam unë mos e provoftë asnjë. Është shumë vonë të vijnë ato për falje, pas 6-7 muajsh këto janë çështje që na lëndojnë shumë. Ne kërkojmë drejtësi, dhe të mbrohen të gjithë fëmijët shqiptarë. Drejtësi nuk ka”.

A janë hetimet në rrugë të mbarë?

Babai i Martin Canit: “Për këtë nuk flas unë, flet Prokuroria. Nuk mund të flasin njerëzit e tjerë pa ditur gjerat. Të bëjmë punë që i ka policia dhe prokurorja”.