Kandidati i AAK-së për kryeministër Ramush Haradinaj po merr pjesë në inaugurimin e presidentit Donald Trump.
Haradinaj në një intervistë për RTV21, ka thënë se këtë javë pritet të vendoset agjenda e Kosovës në administratën e re të Trumpit.
“Besoj që është shumë e rëndësishme që jam këtu dhe po arrij të diskutoj me të zgjedhurit e administrates së re me kongresman, me njerëz që veç i kanë marrur përgjegjësitë. Besoj që në këtë javë do ta vendosim agjendën e Kosovës tek administrata e re e presidentit Trump dhe kjo administratë do ta ketë versionin tonë të zhvillimeve në rajon, që është i qartë për partneritet strategjik me Amerikën dhe marrëdhënien bilatorale strategjike të afërta dhe anëtarësim direkt në NATO”, tha Haradinaj.
Ndërkaq tutje ai thotë se nëse kjo qeveri nuk do të ndërrohet do të ketë vështirësi me administratën Trump.
“Ne duhet i kryejmë punët e shtëpisë, puna e parë është me mbrojtë qeverinë po nuk e ndërruam këtë qeveri do ta kemi vështirë me këtë administratë”, potencon Haradinaj.