Në ditën e parë të gjysmë-vjetorit të dytë, një nxënës 11-vjeçar nga shkolla fillore “Goce Dellçev” në Prilep ka rënë nga një dritare e katit të tretë të shkollës.

Nxënësi u dërgua menjëherë në spitalin e Prilepit, prej nga u transferua urgjentisht dhe u shtrua në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike në Shkup.

“Gjendja e fëmijës është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën”, tha për Kanal 5 drejtori i Kirurgjisë Pediatrike, Lazar Jovçevski. Sipas tij, fëmija ka lëndim në shtyllën kurrizore dhe fraktura në këmbë.

Raportohet se aksidenti ndodhi gjatë ndërrimit të dytë, në pushimin e madh, kur të gjithë nxënësit kishin dalë në oborrin e shkollës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume