Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar një kamerë të maskuar në komunën e Leposaviqit.

Këtë për Klan Kosova e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut.

Ai po ashtu konfirmoi se nga Prokuroria edhe është hapur i veprës penale ‘incizim i paautorizuar’.

Kjo është kamera e tretë e maskuar që gjendet në veri, dy paraprakisht ishin fshehur në Mitrovicë të Veriut në air condicioner.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume