Kyle Walker mund të konsiderohet një lojtar i Milanit. Klubi kuqezi ka mbyllur akordin për transferimin e mbrojtësit anglez.

Marrëveshja me lojtarin ishte mbyllur prej kohësh, ndërsa së fundmi është zgjidhur çështja edhe me Manchester City-n.

Walker bashkohet me Milanin në huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, ndërsa paga do të mbulohet nga klubi italian.

Të Enjten mbrojtësi i djathtë do të udhëtojë drejt Italisë, për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume