Macja me emrin “Mittens”, e cila u la në pjesën kargo të një avioni nga një familje që udhëtonte nga Zelanda e Re në Australi, u harrua atje duke bërë tre fluturime midis dy vendeve brenda 24 orëve, transmeton Anadolu.
Një familje që udhëtonte nga Christchurch të Zelandës së Re në Melburn të Australisë, hipi në një avion me macen e tyre 8-vjeçare.
Pronarja e maces Margo Neas, në deklaratën e saj tha se kanë pritur 3 orë kur kanë mbërritur në Australi, por macja nuk u është dorëzuar atyre.
Kur ata pyetën për gjendjen e maces, Neas mësoi se punonjësit nuk e kishin vënë re macen Mittens për shkak të sendeve në pjesën kargo të avionit dhe se avioni ishte kthyer në Zelandën e Re.
Më pas, zyrtarët morën masa që macja, e cila gabimisht u shndërruar në një “fluturues i shpeshtë”, të dërgohej në një fluturim tjetër për në Melburn dhe t’i kthehet familjes së saj.
Kështu, Mittens, e cila bëri tre udhëtime me avion midis Zelandës së Re dhe Australisë në 24 orë, iu kthye pronarëve të saj.
Zëdhënësja e “Air New Zealand”, Alisha Armstrong, u kërkoi falje pronarëve të Mittens për incidentin.