Me datë 22.01.2025, në ora 12:00, në rrugën ,,Pitarnica 6” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin B.F. (68) nga Gostivari për shkak të dyshimit se më 21.01.2025 ka kryer veprën penale ,,vjedhje”, me ç’rast ka marrë disa mjete pune nga një objekt në ndërtim në Gostivar. Atij i janë gjetur sendet e vjedhura dhe i janë kthyer pronarit. B.F. është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse. TS