Me datë 22.01.2025 në ora 10:30 në rrugën ,,Kalina Jovanoska” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar personin A.Xh.(61) nga Republika e Turqisë me vendbanim të rregulluar në Gostivar, pasi që i njëjti me datë 20.01.2025 në Gostivar ka shkelur rendin dhe qetësinë publike dhe ka sulmuar fizikisht personin O.E.(49) nga Gostivari. Ai është ndaluar në stacionin policorë për zbardhjen e rastit dhe ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës. TS