Drejtoria për Policinë Financiare ka dorëzuar kallëzim penal kundër një administratori të një subjekti juridik dhe kundër vetë kompanisë, me dyshimin se me deklarata të rreme kanë dëmtuar Fondin e Sigurimit Shëndetësor për më shumë se 142 mijë euro.

Të dyshuarit e kanë kryer veprën penale gjatë periudhës 2014–2016. E dyshuara ka dhënë deklarata të rreme për mjete ndihmëse ortopedike, të cilat janë faturuar në Fondin e Sigurimit Shëndetësor.

Me këtë veprim, ajo e ka mashtruar Fondin dhe ka çuar institucionin në lajthitje, duke i mundësuar kompanisë të faturojë shuma për mjete ndihmëse ortopedike të papërshtatshme, gjë që ka rezultuar në përfitim të paligjshëm pasuror prej mbi 8 milionë denarësh.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume