Ish-drejtori i Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Richard Grenell, ka sulmuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në një postim në “X” ai ka hedhur akuza ndaj Kurtit, teksa e konsideron të paaftë për të rritur ekonominë e vendit të tij, kritika të cilat sipas tij janë bërë nga Departamenti i Shtetit të Bidenit.

Grenell thekson se ka qenë ai shkaku i cili marrëdhëniet Kosovë-SHBA i dërgoi në pikat më të ulëta.

“Marrëdhëniet e SHBA me Kosovën vuajtën gjatë presidencës së Joe Biden. Departamenti i Shtetit i Bidenit dhe Shtëpia e Bardhë kritikuan veprimet dhe paaftësinë e Kurtit për të rritur ekonominë e Kosovës.

Kurti zgjodhi grindjet politike dhe ndërmori veprime të njëanshme. Ai i solli marrëdhëniet Kosovë-SHBA në pikën më të ulët.

Ai u dënua nga liderët evropianë, NATO dhe ekipi i Joe Biden. Kurti mbështeti Joe Biden dhe Kamala Harris dhe megjithatë ai ishte ende i kritikuar nga ata”, shkruan ai.