Në Gjykatën Themelore të Strugës ka filluar seanca e parë nga katër seancat e caktuara për sot kundër kryetarit të komunës Ramiz Merko – për pllakën në ndërtesën komunale, dy raste për emërimin e drejtorëve të shkollave dhe një për blerjen e një “Audi”.

Seanca e parë për sot lidhet me emërimin e paligjshëm të drejtorëve të shkollave dhe është në fazën e shqyrtimit të provave, duke vazhduar me dëgjimin e ish-ministrit të Arsimit nga BDI, Jeton Shaqiri.

Shaqiri, së bashku me kreun e sektorit të financave të Komunës së Strugës, Abedin Nurovski, duhej të dëgjoheshin në seancën e mëparshme në tetor të vitit të kaluar, por ajo nuk u mbajt për shkak të mosarritjes së njoftimit të rregullt për dëshmitarët.

Kryetari i Strugës, Ramiz Merko, është në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për përfshirje në korrupsion. Kundër tij janë ngritur disa (nëntë) akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare.