Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, deklaron se, pavarësisht opinioneve të ndryshme, partia e tij nuk do të bashkohet me qeverinë aktuale. Thaçi thekson se nuk ka kontakte me përfaqësuesit e qeverisë.
“Jo, nuk ka lidhje, kam thënë që në fillim që ajo nuk ndodh! Jam i vetëdijshëm çfarë kam thënë. Do të shpifet por do të binden, u bënë 7-8 muaj, as që kontaktoj. Gjendja është aq e mjerueshme, aq alarmante sa që gjithkush që mendon për këtë mënyrë, o nuk e njeh politikën, o është bashkëveprues i këtyre kolaboracionistëve që tash janë në pushtet”, deklaroi Thaçi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume