Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në lagjen “15 Tetori”, në Fier.

Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes, 70-vjeçari, banor i lagjes, ndodhej në ambientet e një lokali kur nuk është ndier mirë.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë, por fatkeqësisht nuk është arritur të shpëtohet.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume