MPB ka njoftuar se me datë 25.01.2025 në periudhën nga ora 10:45 deri në ora 11:15, me urdhër të gjykatës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë kryer bastisje në shtëpinë e personit S.S. (46) nga Drenoveci i Tetovës. Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë tip ,,CZ” dhe 263 fishekë të kalibrit 9 mm. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të pasoj edhe parashtresë përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume