Neymar do të largohet nga Al-Hilal pas një viti e gjysmë qëndrimi te skuadra arabe, por pa lënë ndonjë gjurmë.

Sulmuesi brazilian është afër kthimit të tij në skuadrën e zemrës Santos, sipas Fabrizio Romano.

Një marrëveshje verbale është arritur mes lojtarit, Santos dhe Al Hilal , me hapa formalë që priten javën e ardhshme.

Fabrizio Romano ka raportuar se këtë javë do të ndiqen hapat e radhës për t’u zyrtarizuar marrëveshja.

“Hapat zyrtarë që do të ndiqen këtë javë për formulën përfundimtare të marrëveshjes nga Al Hilal dhe kontratat që do të kontrollohen. Neymar tashmë i tha po lëvizjes te Santos”.

Sulmuesi brazilian ka luajtur më parë për Santos përpara se të kalonte në Evropë.

Rikthimi i tij shënon një moment të rëndësishëm për klubin, me tifozët që presin me padurim njoftimin zyrtar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume