Sot qytetarët serb kanë mbajtur sërish 15 minuta heshtje si shenjë proteste për viktimat në Novi Sad.

Ata janë bashkuar tek Fakulteti Filozofik në Mitrovicën Veriore.

Kështu është vepruar edhe gjatë të premtes, ku u bë thirrje që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq të futet në burg derisa të njëjtit brohoritën “Vuçiq në burg”.

Kujtojmë që tashmë ka nisur një grevë e përgjithshme në Serbi ku shumica e institucioneve publike dhe private janë bashkuar thirrjeve të studentëve për bojkot. /Telegrafi/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume