Ndërsa studentët janë rebeluar dhe dje nisën një bllokadë 24-orëshe në Beograd, kryemininstri Millosh Vuçeviq raportohet se ka dhënë dorëheqje sot.

Mediat që kontrollohen nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, raportojnë se “Vuçeviq jep dorëheqje”.

Protestuesit kanë shtuar trysninë ndaj institucioneve. Fermerë serbë me traktorë dhe mijëra qytetarë i janë bashkuar bllokadës që pasoi protestat shumëjavëshe në të cilat kërkohet përgjegjësi për aksidentin vdekjeprurës në qytetin verior të Novi Sadit.

Qytetarët po e fajësojnë qeverinë për korrupsion të shfrenuar.

Vuçiq mbrëmë në një konferencë për media kërkoi dialog me studentët.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume