Policia ka ndaluar S.A.(28) nga Radovishi dhe M.E.(40) nga Shtipi, me dyshimin se më 27 janar kanë kryer dy vepra penale “vjedhje e rëndë” në objektet me shitje me pakicë në Probishtip dhe Zlletovë, me ç’rast kanë marrë disa produkte.

Gjithashtu ato janë të dyshuar se me forcë kanë tentuar të hynë në një objekt në Zlletovë, por nuk kanë arritur.

Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngritet kallëzim përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume