Më datë 29.01.2025, në periudhën nga ora 20:00 deri në ora 22:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Punës, Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut, kanë kryer kontroll aksion në pesë baste sportive dhe kazino. në Tetovë dhe një në fshatin Bogovinë. Gjatë kontrollit në një lokal të basteve sportive në rrugën e ,,Ilindenit”, ku përgjegjës ishte A.K.S. (37) nga Tetova, në një kazino në rrugën ,,Iliria”, në pronësi të V.L. (52) nga Shkupi dhe në një bastore sportive në fshatin Bogovinë në pronësi të Z.B.(61) nga Tetova, janë konfiskuar tre kompjuterë që nuk kanë pasur licencë përkatëse për softuerin. Pas dokumentimit të rastit, do të vijojnë parashtres përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume