Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka deklaruar se integrimi evropian mbetet prioritet i padiskutueshëm dhe se askush nuk është kundër përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, por theksoi nevojën për një zgjidhje të drejtë për të gjithë.
Në intervistën për emisionin “Samo Intervju” në Kanal 5, Mexhiti theksoi se procesi i integrimit duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të sigurojë një balancë të drejtë mes palëve të interesuara.
“Të gjithë duam dhe punojmë për zgjedhje sa më të mira që të na afrojnë me BE-në. Askush nuk është kundër futjes së bullgarëve në Kushtetutë, por kërkojmë që të gjithë të jenë fitues në këtë proces,” tha Mexhiti.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur debati për ndryshimet kushtetuese dhe avancimin e procesit të integrimit evropian mbetet një nga çështjet kryesore politike në vend.