Janevska: Hapja e INOFEIT EDIH do të ndihmojë kompanitë në transformimin dhe inovacionin digjital, me qëllim që të bëhen konkurruese globalisht
Si Qeveri, jemi të përkushtuar të mbështesim kompanitë, gjë që ka më shumë nevojë për startup-et, që sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, të bëhen më konkurruese dhe të ndërtohen si lojtarë seriozë në tregun global. INOFEIT EDIH është pikërisht kjo – qendër që do t’i ndihmojë ata në transformimin digjital, duke inkurajuar inovacionin, rritjen e produktivitetit, trajtimin më të lehtë të sfidave, aksesin në financimin e BE-së, që do të thotë se do të hapë horizonte të reja për punë dhe avancim. Prandaj, institucionet e sektorit publik mund t’i drejtohen gjithashtu këtij Habi të Inovacionit për të siguruar ofrim më efikas dhe transparent të shërbimeve për qytetarët.
Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në hapjen e INOFEIT EDIH – qendrës së parë evropiane të inovacionit digjital në Maqedoni.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, duke njohur rëndësinë e INOFEIT EDIH, e cila njëkohësisht është edhe pjesë e Agjendës së Reformës 2024-2027, ka siguruar bashkëfinancimin e gjysmës së mjeteve të nevojshme për hapjen e saj, gjë e cila është edhe kusht për tërheqjen e mjeteve shtesë të BE-së nga Plani i Rritjes.
Duke përgëzuar profesorët Dimitar Tashkovski dhe Vlladimir Atanasovski për këmbënguljen, angazhimin dhe funksionalizimin e kësaj qendre, ministrja Janevska theksoi se pret që Habi maqedonase shumë shpejt të jetë në listën e të shpërblyerve nga rrjeti evropian EDIH, që do të thotë se në mënyrë cilësore realizon qëllimet për të cilat është themeluar.
“INOFEIT EDIH duhet të lehtësojë transformimin digjital të sektorit të biznesit nga njëra anë dhe sektorit publik nga ana tjetër. “Ky Hab duhet të jetë pika jonë e kontaktit me Evropën përsa i përket bartjes së njohurive, partneriteteve, mundësive të financimit për të mbështetur bizneset më potenciale, idetë dhe kërkimin shkencor, në mënyrë që ato të zhvillohen dhe të jenë konkurruese ndërkombëtarisht”, theksoi ministrja.
Kompanitë mund të përdorin Habin për të marrë informacionin e nevojshëm, ekspertizën, infrastrukturën dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë për të qenë në gjendje të realizojnë idetë e tyre inovative të biznesit.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës