Cilit i takojnë meritat për ndërtimin e Gjimnazit “Sami Frashëri” – Kumanovë?/ Dimitrievski: Jemi ka fundi i punimeve
Ndërtimi i shkollës së mesme “Sami Frashëri” Kumanovë siç duket po i vjen fundi por meritat për ndërtimin e saj nga njëra anë nga VLEN thonë se ata janë që kjo shkollë po ndërtohet, kurse Jeton Shaqiri i BDI mes tjerash tha se meritat i takojnë ish Qeverisë dhe partisë që e përfaqëson.
Por sot Kryetari i Komunës Kumanovës, Maksim Dimitrievski përmes një statusi shkruan se falë tij punimet janë drejt fundit.
“Është në ndërtim e sipër i Gjimnazit të Shkollës së Mesme “Sami Frashëri” – Kumanovë.
Ka përfunduar faza e dytë e punimeve ndërtimore në objektin e Gjimnazit të Shkollës së Mesme “Sami Frashëri” – Kumanovë, e cila po zhvillohet sipas afatit kohor, dinamikës dhe sipas planit të paraparë.
Qendra shkollore do të ofrojë mësim në gjuhën shqipe për nxënës të gjimnazit vendor dhe paralele shqipe nga “Nace Bugjoni” – Kumanovë.
Projektin e realizon Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë. Maqedonia, me mbështetjen e Komunës së Kumanovës” – ka shkruar Dimitrievski. /tvklan.mk/