Mickoski: Si Qeveri jemi plotësisht të orientuar drejt mbështetjes së investimeve të drejtpërdrejta nga kompanitë e huaja, por edhe mbështetje të drejtpërdrejtë për kompanitë maqedonase
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke u përgjigjur pyetjes gazetareske për pritshmëritë lidhur me investimet e huaja të drejtpërdrejta këtë vit, deklaroi:
“Nga numrat që kam në dispozicion, përfshirë muajin nëntor, kemi më shumë se një miliardë në vitin 2024, mendoj se rreth miliard e dyzet milionë. Çka nëse përkthehet për kokë banori dhe si përqindje e prodhimit të brendshëm bruto, për ne është rezultati më i madh historikisht.
Pres që ky trend të vazhdojë këtë vit edhe në vitin 2025, së bashku me investitorët vendor dhe pres që të jetë shtytës për rritje të madhe të ekonomisë maqedonase dhe produktit të brendshëm bruto, diçka që na nevojitet shumë pas disa vitesh stagnimi apo mundim në zhvillimin.
Kështu që, ne si Qeveri jemi plotësisht të orientuar drejt mbështetjes së investimeve të drejtpërdrejta nga kompanitë e huaja, por edhe mbështetjes së drejtpërdrejtë për kompanitë maqedonase, dhe tashmë kemi biseduar me kryetarin e Odës, kemi thënë se 250 milionë euro që janë premtuar, më në fund prej sot janë kryer të gjitha formalitetet, le të themi që nga e hëna do të jetë në dispozicion të ekonomisë.
Kështu që, më lejoni të them edhe një herë se kemi bashkëpunim të jashtëzakonshëm, si Qeveri jemi të orientuar në mbështetje të biznesit. Për ne një akt patriotik është më shumë të punësuar, paga më të larta, investime dhe mbajtja e njerëzve në vend. Ky është qëllimi ynë i përbashkët.”