Me datë 31.01.2025 në ora 17:30 në Shkup, një vozitës me mjetin e pasagjerëve “Citroen” ka goditur këmbësorin A.M. (38) nga Shkupi dhe është larguar nga vendi i ngjarjes pa i ofruar ndihmë të lënduarit informon Tetovasot. A.M. është transportuar në spital me autoambulancë

në Kompleksin e Klinikës “Nënë Tereza”, ku është konstatuar me lëndime trupore. Me urdhër të Prokurorit Publik S.V.M. po mbahet në komisariat dhe ndaj saj do të ngrihet kallëzim penal në procedurë të shpejtë.TS