Televizioni Klan Macedonia mbrëmë ka informuar se një foshnje e porsalindur ka ndërruar jetë në spitalin e Tetovës.
Ndonëse mbrëmë nuk morëm përgjigje nga Udhëheqësja e repartit të Gjinekologjisë në këtë spital, ajo sot e ka konfirmuar rastin.
Udhëheqësja e repartit të Gjinekologjisë në Spitalin e Tetovës, Meral Rexhepi, për Klan Maqedoni tha:
“Kemi respektuar të gjitha protokollet. Foshnja lindi e gjallë, por më pas ndërroi jetë. Po presim raportin e Mjekësisë Ligjore.”
Informacione më të detajura do të sjellim gjatë ditës.