Të premten ishte inicuar aksioni për bojkotimin e marketeve të mëdha në vend, për shkak të cmimeve të larta të produkteve themelore të ushqimit.

Në pritje të bilancit të autoriteteve për efektin e bojkotit, Klan Maqedoni, u drejtua tregjeve të Shkupit, për të parë nga afër nëse shitësit kanë përfituar nga bojkoti i djeshëm dhe nëse qytetarët për furnizimet e përditshme, në vend të marketeve kanë zgjedhur tregjet.

Tregtare:

“Dje kemi pasur një takim me Ministrin e Ekonomisë ishte për të na vizituar në krahasim me dje dhe sot nuk kemi asgjë, çmimet as nuk janë shumë të larta as të ulta, por buxheti është shumë i ulët. 01:06 Po më thonë se pse në markete janë deri diku më lirë ndërsa këtu në tezgë më shtrejt, ka të drejtë, qepa dhe patatja atje është 30 denarë këtu tek ne është 50, përsa i përket tregut është pak edhe ashtu edhe ashtu”.

Qytetarët e anketuar ga Klan Maqedoni edhe tregjet i konsiderojnë si vende ku dominojnë çmimet e larta. Thonë se nëpër markete cmimet e produkteve bujqësore mund të gjenden me çmim më të lirë.

Qytetarët:

”Çmimet helm, si në Europë rrogat askund ky shtet është hajdut”.

“Vallahi nuke di, nuk di si të të them këtu janë më shtrejtë, në markete ndonjëherë më lirë i lëshojnë, mandej atje mund edhe të zjgedhësh a ndërsa këtu edhe të kalbura t`i japin. 00:43 Unë rallë vij vetëm i shikoj çmimet nuk blej asgjë, duhet të ketë shumë ulje sepse unë jam me pension marrë 16.000 denarë, me ato paguaj rrymën të gjitha gjërat i paguaj vet”.

“Nuk është si më herët, ka krizë. Në markete më lirë ka”.

Mesazhe se zgjidhja për çmimet e larta duhet të gjendet përmes dialogut midis prodhuesve dhe shitësve dhe të respektohet Ligji për traktika jo të ndershme tregtare, u dërguan gjatë bojkotit të djeshëm të zinxhirëve të marketeve.

Thirrja për bojkot kishte lënë gati të zbrazura disa markete kurse ishte ulur edhe qarkullimi nëpër shitoret më të vogla dhe tregjet.

Lidhur me shumën e qarkullimit të zvogëluar priten informacione nga Drejtoria për të Hyra Publike. /tvklan.mk