LSDM-ja shtron pyetjen nëse ekziston një marrëveshje koalicioni në Qeveri, që në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së të pritet edhe Kosova.
Sipas socialdemokratëve, Mickoski përmes deklaratës së Zv/Kryeministrit Izet Mexhiti me vetëdije u dërgon mesazhe qytetarëve se rruga drejt BE-së nuk është prioritet!
KAJA SHUKOVA – LSDM
“Kjo nuk është një deklaratë e rëndomtë, por sinjal se Qeveria planifikon ta anulojë procesin e integrimeve dhe me vetëdije mban Maqedoninë në vendnumëro. Pyetja më kryesore që duhet të parashtrohet është nëse kjo është qëndrim zyrtar i Qeverisë apo provë? A qëndron Hristijan Mickoski pas kësaj deklarate ose me qyqarllëk fshehet pas partnerit të koalicionit? Nëse Qeveria ka miratuar vendimin që Maqedonia ta “presë” Kosovën, përse kjo nuk bëhet publike në mënyrë transparente para opinionit. Qeveria duhet të përgjigjet qartë.”