Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku 74-vjeçari Hekuran Gjoni, vrau me thikë djalin e tij Asim Gjoni, 37-vjeç.

Dyshohet se shkak i krimit është bulizimi nga ana e të riut. Gjatë deklaratave të para të dhëna në Komisariat, i moshuari ka deklaruar se i biri e tallte dhe se pas ngacmimeve e ka vrarë me thikë.

Në polici i moshuari ka pranuar se ka vrarë të birin, ndërsa dyshohet se në momentin e vrasjes të dy kanë qenë të dehur.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume