Skënder MULLIQI

Jemi në kohë zgjedhjësh .Shtrohet pyetja logjike, pse janë të rëndësishme si zgjedhjet lokale po ashtu edhe ato të përgjithshme?Zgjedhjet janë të rëndësishme për të gjithë qytetarët , por edhe për partitë politike.Qenësorja pse mbahen zgjedhjet pa dyshim është
stabiliteti i udhëheqjës shtetërore në të dy nivelet e zgjedhjeve. Qeveria duhet të kënë legjitimitet, sepse kjo ju mundëson asaj të jetë efektive në zbatimin e programit të saj, si dhe në zgjedhjen e problemeve në të gjitha fushat e jetës dhe të punës, ekonomia
, deri të politikat e jashtme. Sot, Kosova ka nevojë për një Qeveri të qëndrueshme për zgjedhjen e sfidave dhe veshtirësive jo të vogla më të cilat po përballemi.Ne këtë kontest shkon edhe qëndrushmeria politike karshi dialogut të zorshem që po zhvillohet
më Serbinë, e cila po drejtohet nga nacional shovenistet, dhe e cila nuk po e pranonen realitetin e Kosovës se pavarur dhe sovrane.Kjo temë as që po përmendet në fushtën elektorale e cila po zhvillohet nga partitë sfiduese politike.Sigurishtë së për këtë temë
na duhen njerëz dhe diplomatë të zot, si diqka e rëndësishme për marrdhënjet e politikave të jashtme të një shteti.Partitë dhe përfaqësuesit politikë, për të mirën e përbashkët të Kosovës dhe të shoqërisë , sigurisht që prioritet kryesor do të ishte zgjidhja
e problemeve si dhe mposhtja e qdo gjeje që shkon në dëm të Kosovës.Partitë politike garuese për pushtet në zgjedhjet që do të mbahën se shpejti, ishte dashur që ti kapitalozojnë interesat e qytetarëve, para interesave parsonale siq ndodhi për shumë vite.Partitë
politike është koha e fundit të funsionojnë sipas modelit të demokracisë liberale për çka jemi edhe përcaktuar, e jo të modelit të ish komunizmit .Lidership më ide retrograde nuk i duhet sot vendit tonë .Duhet kuptuar gjendja reale e shoqërisë dhe nevojat
reale të qytetarëve , madje për të rekrutuar njerëz të ri kredibil të zhvilluar mirë dhe të pa kompromis , kur bëhët fjalë eleminimin e dukurive devijante në shoqëri, të cilat edhe na kanë lënë mbrapa në procese. Kosova është e vogel dhe njerëzit i njohin
kandidatet dhe vlerën dhe besueshmërinë e tyre reale.E kam thënë edhe më parë kur jemi këtu, se listat e kandidatëve të paraqitura ka pasur mundësi të jenë shumë më kualitative , për sfidat që e presin vendin.Shumë kush aty në lista jo në zgjedhjet e nivelit
nacional , por nuk kanë vendin as në listet për zgjedhje lokale , madje edhe të Bashkësive Territoriale si të mbaheshin.Partitë politike ishte dashur të ndalojnë më reflektimet e tyre mbi bazat ideologjike retrograde të dëshme për vendin.Këtu ka një problem
do të thosha unë.Nuk kemi ende profilizim të qartë të subjekteve kryesore politike në Kosovë edhe pse kan kaluar tashmë 25 vite në liri, dhe kjo e bënë situatën problematike .Ata që duan të vazhdojnë të ushqejnë trashëgiminë totalitare , duke i vërbuar ideologjikisht
qytetarët, nuk mund t’i shërbejnë përmirësimit të jetës dhe proceseve zhvilimore, dhe asaj jetike çështjës madhore kombëtare.Kësaj teme të ndieshme nuk po i kushtohet kujdes i duhur, kur dihet për pasojat dhe shqëtesimet që rrjedhin prej saj. Kushdo që dëshiron
të përmbushë urdhërin e popullit dhe të Zotit duhet të sakrifikojë shumë për të mirën e popullit të tij dhe Atdheut të tij.Përndryshe nuk na pret asgjë e mirë, pos theqafjës se madhe kombëtare?!E kjo shkon në interesin e armiqëve tanë serbosllavë më të
cilët jemi të rrethuar , por edhe qarqeve të caktuara në Evropë.