Nga procedura hetimore e deritanishme e zhvilluar për rastin e njohur në opinion si “Aditiv”, në drejtim të zgjerimit të procedurës, nën drejtimin e prokurorëve të lëndës nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, të cilët veprojnë në rastin, sot tetë persona nga Manastiri, Kërçova dhe Velesi dhe është kryer bastisje në një lokacion në Veles, transmeton Portalb.mk.

“Nga materialet e siguruara dëshmuese është miratuar një urdhër tjetër për kryerjen e procedurës hetimore ndaj 11 personave, për të cilët dyshohet e bazuar se tre persona të përfshirë nga hetimi i mëparshëm kanë kryer edhe veprën penale të pastrimit të parave dhe produkteve të tjera të krimit. Për të njëjtën vepër dyshohen edhe pesë persona të tjerë, nga të cilët i dyshuari i parë akuzohet për veprën e bashkimit kriminal. Tre persona të përfshirë në procedurën hetimore akuzohen për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Njëkohësisht, përveç katër personave juridikë penalisht përgjegjës, rasti përfshin edhe një person juridik, pronari dhe menaxheri i të cilit është i dyshuari i parë”, thonë nga Prokuroria.

Duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet, prokuroria do t’i propozojë gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup masë paraburgimi ndaj të dyshuarit të parë dhe masë parandaluese për tetë të dyshuarit e mbetur, ndërsa për tre të dyshuarit të cilët tashmë janë nën hetimi, masat e vendosura më parë për sigurimin e pranisë.

Në ndërkohë, me propozim të prokurorisë, janë ngrirë shtesë 22.399.953,00 denarë dhe një veturë në vlerë prej 4.735.000,00 denarë.

Në aksionin me emrin e koduar “Aditiv”, i cili është kryer më 10 dhjetor, dyshohen gjithsej 23 persona, disa prej të cilëve ish-drejtorë të ndërmarrjes shtetërore Elektranat e Maqedonisë së veriut” (EMV), REC “Manastir” dhe REC “Oslomej”.

Më 11 dhjetor të këtij viti, me propozim të Prokurorisë Publike të NKOK-së, Gjykata Penale e Shkupit caktoi 30 ditë paraburgim për tetë nga gjithsej 23 të dyshuar në rastin “Aditiv”. Në mesin e tyre është edhe ish-drejtori i EMV-së, Vasko Stefanov.

Stefanov ka qenë jashtë vendit ditën e shpalljes së aksionit, por është kthyer, pas së cilës është arrestuar dhe aktualisht është në paraburgim, së bashku me tetë të dyshuar të tjerë. Kovaçevski, nga ana tjetër, mbetet i padisponueshëm për organet e rendit.