Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka kritikuar politikanët evropianë për ‘luftën’ që ata bënë kundër ish-presidentit amerikan Donald Trump, duke i akuzuar ata se ishin të përfshirë në politikën e brendshme të SHBA.

Sipas Putinit, liderët evropianë janë të çoroditur nga fitorja e Trump dhe janë “mendërisht më rehat” me Bidenin.

Presidenti rus ka theksuar se Trump ka një pikëpamje të ndryshme mbi atë që është e drejtë dhe e gabuar” dhe ka shprehur besimin se ai do të rikthejë rendin në SHBA nëse kthehet në pushtet.

“Do të qëndrojnë te këmbët e zotërisë së tyre dhe do të ‘tundin bishtin’ në mënyrë të bindur”, tha Putin, duke sugjeruar se politikanët evropianë do të ndryshonin qëndrim dhe do të respektonin Shtetet e Bashkuara, përfshirë presidentin Trumpin.