Trupi i pajetë i 64-vjeçares Stanika Kitanovska nga fshati Cvetishnicë, e cila ishte raportuar e zhdukur, dje është gjetur pa shenja jete.
“Me datë 02.02.2025 rreth orës 10.30 në fshatin Cvetishnicë, komuna e Staro Nagoriçanit, zyrtarët policorë nga Drejtoria për Punë të Brendshme Kumanovë kanë gjetur të ndjerën S.K (64), e cila është raportuar se ka dalë nga shtëpia e saj më 27.12.2024 Njofton Sektori për Punë të Brendshme Kumanovë.
Ekipi i posaçëm i punonjësve të policisë, sipas informacioneve nga familja, ka gjetur trupin e saj ditën e djeshme në një rrugë të fshatit, pa shenja jete. Trupi nuk ishte në fazën e dekompozimit, por kishte gjurmë të sulmeve të kafshëve.
Kitanovska u raportua e zhdukur më 27 dhjetor të vitit të kaluar.