Të nderuar qytetarë, të nderuara media, BDI non grata tashmë po e përgatit terrenin për të mos e pranuar humbjen në zgjedhjet lokale!

Pangopësia dhe arroganca e kësaj udhëheqësie të korruptuar, që dëshiron të jetë pjesë e pushtetit me çdo kusht, do të përballet me një referendum të fuqishëm kundër saj në zgjedhjet e ardhshme lokale!

Shqiptarët nuk harrojnë! Hipokrizia e BDI-së nuk mund të fshihet!

Sipas informacioneve tashmë të ditura, BDI i është ofruar mandatarit të atëhershëm, Hristijan Mickoski, që të bëheshin pjesë e qeverisë në vend të VLEN-it. Oferta që i ka shkuar Mickoskit përmes ndërmjetësuesve përfshinte katër ministri pa pozitën e kryetarit të Kuvendit, si dhe marrëveshje bashkëpunimi për komunat e Kërçovës dhe Strugës në zgjedhjet lokale.

Kjo udhëheqësi e kapur e BDI-së është e lexuar! Gënjeshtrat e tyre nuk kalojnë më, madje as brenda familjes së gjerë të Ahmeti në Zajaz, e cila tashmë po përpiqet të përshtatet me realitetin e ri.

Prandaj, pyesim publikisht:

• A është e vërtetë që BDI non grata dhe Sasho Mijallkov po planifikojnë skenarë për incidente parazgjedhore dhe zgjedhore, me qëllim që të mos e pranojnë humbjen dhe të shkaktojnë krizë politike?

• A janë sulmet për të ashtuquajturën “deshqiptarizim” pjesë e këtij plani, për të justifikuar kaosin që synojnë të shkaktojnë?

Populli është i zgjuar! Zgjedhjet lokale do të jenë një referendum kundër korrupsionit, gënjeshtrave dhe keqpërdorimeve të BDI-së!