Blerim Bexheti nga BDI thotë se nënshtrimi i shqiptarëve në institucionet publike po vazhdon dhe se koalicioni VLEN po vlen vetëm për disa por jo për shqiptarët.
“Nënshtrimi i Shqiptarëve në Institucionet Publike po Vazhdon – “Vlen” vetëm për disa, por JO për Shqiptarët!
Tani më është evident degradimi sistematik i shqiptarëve në institucionet shtetërore. Edhe një rast eklatant është në “Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore” shembulli më i qartë i këtij diskriminimi të planifikuar dhe të koordinuar.
Fakte të pamohueshme të diskriminimit:
– Këshilli Drejtues, që më parë përfshinte 2 shqiptarë nga 7 anëtarë, tani është pastruar tërësisht — të gjithë 7 janë maqedonas.
– Dy ndihmës-drejtorët shqiptarë të deritanishëm degradohen dy pozita më poshtë dhe zëvendësohen me maqedonas.
– Përgjegjësit e pikave pagesore , nga një raport 19 maqedonas dhe 9 shqiptarë, tani janë kthyer në 23 maqedonas dhe vetëm 5 shqiptarë.
– dhe më e fundit , nga 28 punësime të reja, 23 janë maqedonas dhe vetëm 5 shqiptarë.
Ndërkohë, mekanizmi “balancuesi” që dikur garantonte një përfaqësim të drejtë për shqiptarët u hoq si “i dëmshëm” dhe si realizim i programës zgjedhore të parties në pushtet. Por çfarë kemi sot? Një “platformë “të hapur diskriminimi ku shqiptarët largohen, degradohen , diskirminohen dhe zëvendësohen pa turp.
A thua ky është ai sistemi i ri që “vlen”, të cilin “ here atë të enjte herë këtë të enjte “ po ja premtojn shqiptarëve ? Sepse për shqiptarët duket se jo vetëm që “nuk vlen”, por dëmton çdo arritje të deritanishme për barazi dhe meritokraci.
Mos pranoni të qëndroni si spektatorë në një lojë ku shqiptarët veç mbeten në stolin rezervë, ndërsa të tjerët festojnë fitoren çdo ditë! Nuk guxon të vazhdohet kështu… ndoshta vlen për dikë, por sigurisht – jo për shqiptarët” – ka shkruar Blerim Bexheti.