Nga Koalicioni për Familjen kanë akuzuar Vetëvendosjen se po përdor dhe kopjon idetë e tyre ku e premtojnë të njejtën politikë.

“Me datë 14 Janar Koalicioni për Familjen ka publikuar premtimin për heqjen e ndalesës 10 vjeçare për import të veturave, duke lejuar veturat me standardin Euro5 të ndotjes. Pas kësaj edhe kryministri Kurti me 1 Shkurt ka premtuar të njejtën politikë. Kopjimi i ideve të partive tjera, për të garuar për përmirësimin e jetës së qytetarëve, është i mirë dhe tregon për seriozitetin e programit tonë” – tha Asdren Bytyqi nga Koalicioni për familjen.