LSM do të vazhdojë me llogaritjen e shportës minimale, ndërsa në krijimin e shportës zyrtare konsumatore që ishte një nga konkluzionet e mbledhjes së sotme të Këshillit Socio-Ekonomik (KSE), sheh tentim për minimizimin e sindikatave, si dhe tentim për mosrritje të pagave (minimale dhe pagave tjera).
Siç tha kryetari i LSM-së Sllobodan Trendafilov pas përfundimit të seancës së sotme të KSE-së, Qeveria konsideron se është mirë të ketë organ të pavarur i cili do të ofrojë llogaritje të ndryshme, ndërsa shpreson se do të jetë një tregues më i rëndësishëm nga ai që e bën LSM.
Trendafilov përkujtoi se shporta minimale sindikale pasqyron nevojat reale të një familje katër anëtarëshe dhe fokusohet në produktet e nevojshme: pemët sezonale, lëngjet e gazuara dhe të trasha, hamburgerët për fëmijë,…, ndërsa Enti Shtetëror për Statistikë në shportë përfshin rreth 230 produkte të cilat janë “larg atyre reale”, si ananasi, arrat, dredhëzat, bajamet,…
LSM, megjithatë tha se qëndron në dispozicion të shtetit nëse ka nevojë, të transferojë disa nga njohuritë e tyre në lidhje me llogaritjet.
Në pyetjen nëse LSM do të marrë pjesë në organin e pavarur i cili do ta krijojë shportën zyrtare konsumatore, ai u përgjigj se do të diskutohet, edhe pse paraprakisht, kryetarja e Organizatës së punëdhënësve Vlladanka Trajkoska tha se edhe sindikatat do të jenë pjesë e tij.
“LSM do të vazhdojë të llogarisë shportën minimale e cila ka rezultuar të jetë e vetmja e dhënë relevante. Nëse gabimi është se përfshin fruta të stinës, një lëng të gazuar dhe një të trashë, apo hamburger për fëmijët, atëherë ata mund të bëjnë lirisht një metodologji të re dhe një llogaritje të re. Ndoshta të gjithë duan të bëhen anëtarë të sindikatës. Ajo që kritikojnë në shportën tonë është minimalisht e llogaritur, 25 gramë qershi mund t’i ndajmë me familjen tonë sot, një gotë Coca-Cola dhe një gotë lëng portokalli. Me 730 denarë gjatë ditës nuk mund të blesh as katër byrekë e as katër jogurtë, e lëre më mëngjes, drekë, darkë. Megjithatë, ne jemi në dispozicion për të transferuar disa nga njohuritë tona nëse shteti ose Enti Shtetëror i Statistikave e sheh të nevojshme të bëjë ndonjë përmirësim. Por, më lejoni t’ju kujtoj, edhe sot, statistikat llogaritin në shportën e tyre afër 230 produkte që janë shumë më joreale: ananasi, luleshtrydhet, arrat, bajamet,… Ajo që LSM ka bërë që nga viti 2010 ka qenë dhe do të kritikohet nga të gjitha qeveritë, por nëse sapo bisedimet kalojnë nga një fazë diskutimi dhe idesh në një fazë ku ato do të na dëshmojnë se ne mund të mbijetojmë me shumë më pak, mund të na duhet të llogarisim një shportë mesatare që do të jetë mbi 2000 euro, e cila do të reflektojë nevojat reale, jo minimale, vetëm se kjo nuk do t’i pëlqejë as qeverisë dhe as punëdhënësve”, tha Trendafilov.
Indikacionet në mbledhjen e KSE-së ishin, tha, se nevojitet një organ i pavarur të llogarisë shportën konsumatore.
“LSM, si dhe të gjitha sindikatat në rajon dhe Evropë llogarisin shporta të tilla për të treguar se ku duhet të bëjnë lëvizje qeveritë dhe politikat e punëdhënësve për rritjen e pagave. Me siguri kjo me shportën zyrtare do të jetë një sulm i koordinuar dhe në periudhën e ardhshme do të tentojnë të mos heshtin. Të gjithë sot në KSE bëjnë përpjekje të gjejnë ndonjë gabim, por nuk arritën”, theksoi Trendafilov.
Sipas tij, LSM mbetet në qëndrimin se pagat duhet të rriten që sot, ndërsa punëtorët ndoshta nuk kanë aq probleme të mëdha me Qeverinë dhe punëdhënësit, aq sa kanë me disa sindikalistë.
“Sindikalistët sot në mbledhje na bindën se ndoshta edhe nuk është e nevojshme rritja e pagës minimale sepse ka bërë presion ndaj pagave tjera. Besojnë edhe se shporta që ne e llogarisim duhet ta kritikojnë dhe të japin mbështetje për ndonjë të tretë për të qepur kapelën për ne, për punëtorët dhe qytetarët, ndërsa bojkoti tregoi se jeta është shumë më e shtrenjtë për ne dhe se pagat duhet të rriten që sot”, nënvizoi Trendafilov.
Ai vlerësoi se ka ardhur koha dhe se sot të gjithë partnerët social ta shtrijnë dorën që punëdhënësit të mund të qëndrojnë të paguajnë rritje shtesë të pagës minimale dhe pagave në sektorin privat pa pasur ngarkesa shtesë të Qeverisë në buxhetit.
Të derdhet një pjesë shtesë e kontributeve nga harmonizimi ligjor i pagës minimale, ndërsa punëtorët të marrin paga më të larta sipas punës që e bëjnë. Nëse paga minimale rritet madje edhe në 31.500 denarë sipas propozimeve të odave ekonomike, do të kthehemi në pozicionin kur dy paga minimale do ta mbulojnë shportën minimale sindikale. LSM mbetet në qëndrimin që paga minimale të rritet në 24.400, 24.500 ose 24.700 denarë dhe të dakordohen partnerët social se nevojitet rritje shtesë e pagës minimale, ndërsa punëdhënësit të lirohen nga pagesa e kontributeve, përkatësisht të subvencionuar nga shteti. LSM bën përpjekje për rritjen e të gjtiha pagave tjera përmes subvencionimit të kontributeve për një periudhë të caktuar”, përsëriti Trendafilov.