Prokurori publik Lupço Kocevski sot në një konferencë për media lidhur me rastin e Frosina Kulakovës nga Negotina, e cila u godit për vdekje nga 20-vjeçari Vasil Jovanov nga Shkupi, theksoi se kjo është vepër e kryer me paramendim dhe kundër të dyshuarit udhëhiqet procedurë për vepër më të rëndë penale nga fusha e sigurisë së komunikacionit.

“Ndërmerren të gjitha veprimet për sigurimin e provave për këtë ngjarje penale. Nga provat e deritanishme, për Prokurorinë është kontestuese se bëhet fjalë për vepër penale të kryer me paramendim. Pikërisht për këtë, Prokuroria në këtë rast kundër të dyshuarit udhëheq procedurë për vepër më të rëndë penale nga fusha e sigurisë së komunikacionit. Hetimi është ngritut për vepër penale nga fusha e komunikacionit, megjithatë e bërë qëllimisht”, tha Kocevski.

Kocevski shprehu bindje për opinionin dhe familjen se procedura do të jetë efikase dhe Prokuroria do të insistojë për dënim më të ashpër.

Frosina Kulakova ishte shkelur në vendkalimin e bulevardit “Partizanski odredi” në Shkup më 29 janar nga 20-të vjeçari Vasil Jovanov për të cilin ishte bërë e ditur se ka vozitur në gjendje të dehur, pa patentë shoferi dhe ka kaluar në dritë të kuqe të semaforit.