“Nëse sulmohet nga pikëpamja tregtare, Evropa do të duhet të respektohet dhe të reagojë”, deklaroi presidenti francez Emmanuel Macron.

Përgjigjja e Macron vjen në sfond të deklaratave të bëra nga presidenti amerikan Donald Trump gjatë një samiti joformal të BE-së.

Presidenti i ri amerikan duhet të na udhëheqë të jemi të bashkuar dhe më konkretë”, theksoi Macron.

Presidenti i SHBA tha se tarifat do të vendosen përfundimisht për mallrat nga BE-ja, duke theksuar se ”deficiti tregtar i SHBA-së me bllokun është një mizori që do të thotë se ata nuk marrin pothuajse asgjë dhe SHBA merr gjithçka prej tyre”.

”Zyrtarët e BE-së kanë filluar të hartojnë plane emergjente për kërcënimin e tarifave amerikane dhe përfaqësuesit e bllokut janë të kënaqur me perspektivën e një përballjeje me SHBA-në”, raportoi ”Telegraph”.