Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot nënshkroi një vendim me të cilin drejtoresha e deritanishme e spitalit të fëmijëve “Kozle”, dr. Karolina Simonovska, është larguar nga posti, dhe në vend të saj është emëruar profesoresha Katerina Bozhkovska.
Ky vendim ka arritur tashmë në spital, njoftuan disa media.
Drejtimi i Simonovskës u shoqërua me një seri sfidash, ndër të cilat më e rëndësishmja ishte shkatërrimi i departamentit të bronkoskopisë, si dhe mosmarrëveshjet ndërnjerëzore brenda institucionit.
Tensionet kulmuan me kërkesën e saj drejtuar mediave që të mos e përmendnin emrin e saj, megjithëse ajo ndodhej në një post publik.
Në periudhën e fundit, stafi mjekësor i spitalit ka njoftuar për probleme të brendshme, çka ka shkaktuar reagime të shtuara në publik. Simonovska insistoi për anonimitet në diskursin publik, çka hapi pyetje në lidhje me transparencën e menaxhimit të kësaj institucioni shëndetësor.
Me emërimin e profesoreshës Katerina Bozhkovska, Ministria e Shëndetësisë pret stabilizimin e kushteve në spital dhe përmirësimin e kushteve të punës për stafin mjekësor, si dhe për pacientët.