Sot, në mbledhje të rregullt të Qeverisë, praktikisht kemi filluar procedurën për shpalljen e thirrjes së dytë përmes Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale, përmes së cilës njësitë e vetëqeverisjes lokale do të shprehin interes për financimin e projekteve kapitale me interes për qytetarët.

Bëhet fjalë për thirrjen e dytë publike për shfrytëzimin e mjeteve nga ato 15 miliardë denarë që Qeveria i ka vënë në dispozicion për komunat. Do të përsëris, vlera e kësaj thirrjeje të dytë do të jetë deri në 15 miliardë denarë. Megjithatë, kjo nuk nënkupton se të gjitha këto mjete do të shpenzohen gjatë vitit fiskal aktual. Do ta përsëris për të mos pasur konfuzion në opinion, është e mundur që disa projekte të përfshihen në buxhete trevjeçare, në vitin 2025, 2026 dhe 2027. Disa projekte mund të jenë vetëm në vitin 2025, disa mund të jenë në vitin 2025 dhe 2026, etj., për të qenë më e qartë. Por, vëllimi i përgjithshëm i mjeteve me të cilat do të financohen projektet nga kjo thirrje e dytë, për të cilën sot kemi filluar procedurën në mbledhjen e rregullt të qeverisë, është deri në 15 miliardë denarë.

Për këtë qëllim, obligohen Ministria e Transportit, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Ministria e Sportit, Ministria e Kulturës dhe Turizmit që të përcaktojnë kriteret sipas të cilave do të financohen këto projekte përmes granteve kapitale. Kjo është procedura, edhe pse për kriteret ministri do të flasë pak më vonë.

Qeveria njëherit e ngarkoi ose do ta ngarkojë, pasi që të përfundojë debati, Ministrinë për Vetëqeverisje Lokale, praktikisht, pasi e gjithë kjo të jetë kristalizuar dhe definuar, të shpallet thirrja publike për shprehje interesi nga njësitë e vetëqeverisjes lokale për financimin e këtyre projekteve që janë pjesë e kësaj thirrjeje të dytë.

Po e përsëris, përmes kësaj thirrjeje të dytë, komunat do të kenë në dispozicion deri në 15 miliardë denarë për projekte që do të financohen nga buxheti qendror ose nga buxhetet qendrore, varësisht nga periudha e realizimit të këtyre projekteve.

Këto janë mjete të konsiderueshme që vihen në dispozicion të komunave për ndërtimin e projekteve kapitale, siç janë shkollat, kopshtet, parqet, ujësjellësat dhe kanalizimet, të cilat zgjidhin probleme me të cilat qytetarët po përballen me dekada.

Do ta përsëris, ky është investimi më i madh i pushtetit qendror në njësitë e vetëqeverisjes lokale, komunat përmes së cilave ndikohet në mënyrë të drejtpërdrejtë për një jetë më të mirë dhe një standard më të lartë jetese.

Kjo është thirrja e dytë publike, ndërsa në thirrjen e fundit 78 komuna kanë fituar 288 projekte me vlerë të përgjithshme prej 4,5 miliardë denarë ose më shumë se 73 milionë euro. Në mënyrë plotësuese, përmes Ministrisë së Transportit, përafërsisht 800 milionë denarë, të cilat janë mjete të cilat janë ndarë përmes një programi të veçantë për financimin e projekteve nëpër komuna.

Kështu ndihmohen drejtpërdrejtë qytetarët dhe komunat. Dhe këto janë masa që vlejnë vetëm për qytetarët. Vetëm kështu me punë dhe përkushtim mund t’i realizojmë premtimet tona dhe Maqedonia të bëhet sërish e juaja – e popullit.

Të gjitha detajet tjera do të diskutohen nga ministri i Vetëqeverisjes Lokale.

Konferencë për shtyp e Kryetarit të Qeverisë, Mickoski dhe ministrit për Vetëqeverisje Lokale, Perinski