Prokuroria e Shkupit ende nuk ka ngritur padi ndaj Daim Isenit, i dyshuar për ngacmim seksual ndaj një të mituri

Prokuroria e Shkupit ende nuk ka ngritur padi ndaj Daim Hisenit, i dyshuar për ngacmim seksual ndaj një të mituri.
Hiseni akuzohet për sulm seksual, një rast i ndodhur në muajin gusht të vitit 2024.
“D.H. është privuar nga liria nga zyrtarët policorë nga SPB Shkup për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “sulm seksual dhe vepra të tjera” dhe në koordinim me Prokurorinë Publike po punohet për zbardhjen e rastit”, thuhej në njoftimin e MPB-së.
Daim Hiseni është babai i Fari Hisenit,ish- zëdhënësi i VLEN, i cili menjëherë ka pezullluar aktivitetin e tij politik pas rastit me babain. /tvklan.mk