Më datë 04.02.2025 në ora 09:30, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personin Sh.Sh.(25) nga Gostivari, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se për shkak të prishjes së marrëdhënieve, ka derdhur lëng të ndezshëm në shtëpinë e përbashkët dhe ka tentuar t’i vë flakën, por është penguar nga vëllai i tij N.Sh.(26). Sh.Sh. është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse. Ekipi nga DPB Gostivar ka inspektuar vendin e ngjarjes. TS