Vetëm pak javë pasi tha se divorci me gruan e tij ishte një gabim i madh, manjati i teknologjisë Bill Gates ka pranuar tashmë se është në një lidhje romatike serioze me Paula Hurd.
Ish-çifti i famshëm u martuan në vitin 1994, sollën në jetë tre fëmijë dhe më pas u divorcuan në maj të vitit 2021 pas 27 vitesh martesë.
Që atëherë, 69-vjeçari Bill është parë disa herë gjatë viteve të fundit me 62-vjeçaren Paula Hurd , e veja e ish-CEO së Oracle, Mark Hurd.
Por vetëm të martën, bashkëthemeluesi miliarder i Microsoft-it u tregua i sinqertë për jetën e tij të dashurisë gjatë një paraqitjeje në The Today Shoë.
“Jam me fat që kam një të dashur serioze të quajtur Paula. Pra, ne po argëtohemi, po shkojmë në Lojërat Olimpike dhe shumë gjëra të mrekullueshme”, tha ai.