Në rrugën rajonale Veles – Gradsko, në afërsi të lidhjes Karasllari, dje ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një kamioni Volvo me rimorkio me targa të Kavadarit, i drejtuar nga D.N.(28) nga fshati Vatashë i Kavadarit dhe një veturë pasagjerësh Volkswagen Polo me targa të Shkupit, e drejtuar nga H.U (61) nga Kosova.
Në aksident lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i veturës Volkswagen Polo, ndërsa bashkudhëtari i tij P.K (60) nga fshati Sonje e Poshtme, komuna e Sopishtës ka pësuar lëndime, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm Veles.
Nga MPB thonë se në vendin e ngjarjes është kryer kontroll.