Rashida Tlaib, e vetmja anëtare palestinezo-amerikane e Kongresit Amerikan, e akuzoi Trumpin se “bën thirrje hapur për spastrim etnik.”
“Ai nuk ka asnjë problem të mbajë të ngrira fondet federale për punonjësit amerikanë, ndërsa financimi për qeverinë izraelite vazhdon të rrjedhë,” tha Tlaib, demokrate nga Miçigani.
Tlaib ka qenë kritike ndaj mënyrës se si ish-presidenti amerikan Joe Biden është marrë me konfliktin Izrael-Hamas.
Në nëntor 2023, Dhoma e Ulët e Kongresit, e dominuar nga republikanët, e sanksionoi atë për komentet e saj që dënonin qeverinë izraelite për veprimet e saj në Gaza.