Mbreti Abdullah i Jordanisë hodhi poshtë planet për të zhvendosur palestinezët nga Rripi i Gazës dhe për të aneksuar tokën e tyre, raporton Reuters.
Abdullah reagoi ndaj sugjerimit të përsëritur të presidentit amerikan, Donald Trump, se SHBA do të “marrë” Rripin e Gazës dhe ta kthejë atë në “Rivierën e Lindjes së Mesme”.
Trump e bëri këtë deklaratë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Propozimi i Trump u refuzua nga Rusia, Kina, Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Sllovenia, si dhe shumë vende arabe.
Një burim i paidentifikuar izraelit i tha Reuters se Trump kishte dalë me “zgjidhje të zgjuara” për problemet që kanë pllakosur shtetin e Izraelit “që nga fillimi i tij”.