Argjentina ka njoftuar se do të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke pasqyruar një lëvizje të ngjashme të presidentit amerikan, Donald Trump muajin e kaluar.

“Presidenti (Javier) Milei udhëzoi (ministrin e Jashtëm) Gerardo Werthein të tërheqë pjesëmarrjen e Argjentinës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë”, tha zëdhënësi presidencial, Manuel Adorni në një konferencë shtypi të mërkurën, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Ne argjentinasit nuk do të lejojmë që një organizatë ndërkombëtare të ndërhyjë në sovranitetin tonë, aq më pak në shëndetin tonë”, shtoi ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume