Me datë 05.02.2025 në ora 22:40 në rrugën ,,Vëllezërit Miladinovi” në Tetovë, punonjësit policorë të Stacionit policor për siguri në komunikacionin rrugor Tetovë, kanë arrestuar personin A.R.(55) nga Tetova për shkak se është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre derisa ata po kryenin veprime zyrtare. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.