Pacientët nga Shkupi, Kumanova dhe Velesi do të trajtohen në “8 Shtator”, që planifikohet të bëhet qendër rajonale. Kështu bëri të ditur sot në konferencë për media, drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor, Sashko Klekovski. Duke prezantuar buxhetin e Fondit për vitin 2025, Klekovski tha se riorganizimi i “8 Shtatorit” është pjesë e strategjisë së shëndetësisë, qeveritare dhe partiake, dhe se aktualisht ideja për një Qendër të re Klinike është prolonguar për të parë se cilat janë nevojat e shoqërisë.