Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar ndaj deshqiptarizimit dhe diskriminimit që po ju ndodh shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes.
Osmani ka publikuar disa të dhëna nga drejtori dhe sektorë të ndryshëm të kësaj ministrie, ku përfaqësimi i shqiptarëve lë shumë për të dëshiruar.
Postimi i plotë:
Ministria e Mbrojtjes:
• Nga 10 drejtorë në sistematizimin e ri, asnjë nuk është shqiptar.
• Nga 12 këshilltarë në Ministrinë e Mbrojtjes, vetëm 1 është shqiptar.
• Nga 29 udhëheqës sektorësh në ministri, asnjë nuk është shqiptar.
• Nga 13 udhëheqës sektorësh në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, asnjë nuk është shqiptar.
• Nga 30 komandantë batalionesh, vetëm pesë shqiptarë., shkruan Osmani.